Ndërlidhjet

Francezët kritikojnë mbështetësit serbë




Kapiteni francez, Gi Forzhe, ka vlerësuar lojtarët serbë, por ka kritikuar mbështetësit serbë për ndërprerje të pandershme dhe probleme të tjera të krijuara gjatë finaleve të ekipeve të Kupës Dejvis.

Serbia të dielën shënoi fitoren e parë të Kupës Dejvis. Ekipi serb i tenisit përbëhej nga Novak Gjokoviç dhe Viktor Troicki. Ata fituan 3-2 ndaj francezëve.

Kapiteni francez tha se shumica e mbështetësve serbë i respektuan rregullat, por ai shtoi se rreth 20-30 “idiotë” përpiqeshin të shpërqëndronin lojtarët francezë në momentet kyçe. Forzhe theksoi se sjellje të tilla janë plotësisht të pandershme.

“Serbia e meritoi fitoren, pasi ata ishin pas dhe prapë arritën të kalonin në avantazh. Padyshim fakti se luanin në fushën e tyre pati ndikim. Po të kishim luajtur në Paris apo diku tjetër gjërat mund të kishin qenë disi ndryshe”, tha Forzhe.
XS
SM
MD
LG