Ndërlidhjet

Medvedevi viziton Poloninë



Presidenti rus, Dimitri Medvedev, viziton sot Poloninë, në përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Energjia, tregtia dhe çështjet e sigurisë janë temat kryesore mes kreut të Kremlinit dhe drejtuesve më të lartë polakë.

Presidenti polak, në një intervistë për mediat ruse para vizitës së Medvedevit, deklaroi se Varshava mbështet forcimin e bashkëpunimit me Moskës dhe BE-së e NATO-s.

Të premten Rusia i dorëzoi Polonisë një numër dokumentash për masakrën e Katinit, ku shërbimi sekret sovjetik në vitin 1940 vrau 22 mijë oficerë e intelektualë polakë. Deri tani detajet e masakrës kanë qenë sekrete.
XS
SM
MD
LG