Ndërlidhjet

Obama dhe Hu diskutojnë për koretë



Presidenti amerikan, Barak Obama ka kërkuar nga homologu i tij kinez, Hu Xhintao që të diskutojnë rreth tensioneve në gadishullin korean.

Gjatë një bisede telefonike në orët e vona të së shtunës Obama i ka bërë thirrje Pekinit që të punojë me SHBA-të dhe faktorët e tjerë për t'i dërguar një mesazh të qartë Koresë së Veriut se provokimet e Penjanit janë "të paparanueshme".

Tensionet mes dy koreve u rritën ndjeshëm pas bombardimeve me artileri nga forcat verikoreane në drejtim të një ishulli që i takon Koresë së Jugut. Si pasojë katër persona, dy nga të cilët civilë humbën jetën.

XS
SM
MD
LG