Ndërlidhjet

Shkon në 40 numri i të vrarëve në Pakistan


Autoritetet lokale thanë se nga dy sulme vetëvrasëse janë vrarë 40 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Njëri shpërthim ndodhi brenda ndërtesës së qeverisë rajonale në veriperëndim të Pakistanit ku po mbahej një takim i liderëve fisnorë pro-qeveritarë.

Sulmuesi tjetër hodhi veten në erë jashtë ndërtesës.

Sulmi ndodhi në afërsi të kufirit me Afganistanin, në një nga zonat fisnore të Pakistanit.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG