Ndërlidhjet

Kroaci: Ish ministri i mbrojtjes dënohet me 4 vjet burg


Ish ministri i mbrojtjes i Kroacisë Berislav Ronçeviq është dënuar me katër vjet burg, ndërsa ndihmësi i tij Ivo Baçiq me dy vjet.

Mbi ta kanë rënduar akuzat se kanë dëmtuar shtetin për rreth 1.4 milionë euro.

Gjyqi i Qarkut në Zagreb vendosi që t’i kthehen paratë shtetit, nëse ky vendim konfirmohet edhe nga Gjykata Supreme.

Ronçeviq dhe Baçiq janë dënuar pas një procesi gjyqësor dhjetëmujor për shkak se kishin dëmtuar shtetin meqë në marrëveshje, kishin blerë kamionë ushtarakë “Iveco”, të cilët në tender kishin qenë më të shtrenjtë sesa ata “Man”.

Që të dy kishin hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG