Ndërlidhjet

Athinë: Protestuesit përleshen me policinë


Në Athinë kanë shpërthyer përleshjet në mes të forcave të sigurisë dhe të rinjve, gjatë protestave që shënuan përvjetporin e dytë të vrasjes së një të riu nga policia.

Vrasja e 15 vjeçarit Aleksis Grigoropolos nga një patrullë policie në dhjetorin e 2008-ës pat shkaktuar trazira masive për disa ditë në tërë Greqinë.

Sot, shumica e protestuesve kanë marshuar paqësisht drejt ndërtesës së parlamentit, por një grup i të rinjve kanë hedhur gurë mbi policinë dhe kanë thyer xhamat e dyqaneve, bankave dhe kabinave telefonike.

Policia ka vendosur më shumë se 5 mijë oficerë përgjatë rrugëve të kryeqytetit, para protestave.

Tubimet kanë kulmuar me manifestimin e heshtjes në vendin kur qe vrarë adoleshenti.
XS
SM
MD
LG