Ndërlidhjet

Rënie e nivelit të ujit në Shkodër


Ndalja e reshjeve të shiut dhe angazhimi për përballimin e situatës së rëndë në disa zona të Nënshkodrës, ka bërë që sot të hetohet rënie e nivelit të ujit. Rënie e lehtë e nivelit të ujit është hetuar te Harku i Bërdicës dhe në lagjen hyrëse të Xhabijes. Megjithate, situata mbetet shumë e rëndë, sepse ende komunikohet vetëm me mjetet lundruese.
Në komunat e Nënshkodrës situata me problematike vazhdon të jetë në Dajç dhe Ana e Malit.
Në zonën e Shkodrës vazhdojnë të mbeten të përmbytura 14130 hektarë dhe 2580 shtëpi.
XS
SM
MD
LG