Ndërlidhjet

Bramerc: Serbia të arrestoi Mladiqin


Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Sergj Bramerc, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se “Serbia mban çelësin e arrestimit të Ratko Mladiqit dhe Goran Haxhiqit”. Duke paraqitur raportin e rregull, Bramerc si shkak për brengosje ka apostrofuar “lëshimin e Serbisë për të arrestuar Mlladiqin dhe Haxhiqin” dhe ka shtuar se Beogradi duhet të “tejkaloi hendekun” ndërmjet gatishmërisë së shprehur për arrestim dhe punës operative në teren.
XS
SM
MD
LG