Ndërlidhjet

Asanzh do të takohet me policinë britanike



Themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulan Asanzh, raportohet se do të takohet me policinë në Britani. Policia britanike kërkon ta marrë në pyetje Asanzhin lidhur me urdhërarrestin suedez ndaj tij për krime seksuale.

Nuk është bërë ende e qartë koha kur themeluesi i WikiLeaks-it do të takohet me policinë.

Asanzh, përmes avokatëve të tij i ka hedhur poshtë akuzat e drejtësisë suedeze, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Asanzh dhe WikiLeaks-i po përballen me sfida të shtuara që nga nisja e publikimit të dokuemntave të klasifikuara të diplomacisë evropiane.
XS
SM
MD
LG