Ndërlidhjet

Argjentina njeh shtetin palestinez



Qeveria e Argjentinës ka vendosur të njohë shtetin e pavarur palestinez. Ministria e Jashtme e Argjentinës tha se shteti i ri është njohur në bazë të kufijve të vitit 1967, përpara luftës së gjashtë ditëve.

Vendimi i Argjentinës vjen pak ditë pas atij të Brazilit. Mësohet se dhe dy vende të tjera të Amerikës Latine, Uruguaji e Paraguaji, duket se janë të gatshme të njohin shtetin palestinez.

Izraeli ka shprehur keqardhje për marrjen e këtyre vendimeve.
XS
SM
MD
LG