Ndërlidhjet

Gjenevë: Përfunduan bisedimet për programin atomik të Iranit


Irani dhe gjashtë fuqitë kryesore botërore i kanë përfunduar bisedimet dyditëshe në Gjenevë të Zvicrës, për programin atomik kundërthënës iranian.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se të dy palët do të takohen përsëri në Stamboll, në fund të janarit.

Në bisedimet e Gjenevës morën pjesë Irani dhe pesë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Britania, Kina, Franca, Rusia, SHBA) dhe Gjermania.

KS i OKB-së ka vendosur katër runde të sanksioneve kundër Iranit, për shkak të refuzimit të tij për ndaljen e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, i cili mund të përdoret për reaktorët bërthamorë dhe për armatim atomik.

Irani i hedhë poshtë sugjerimet se po synon zhvillimin e armatimit atomik dhe insiston se ka të “drejtë” për cikël atomik të karburantit.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad, tha sot se bisedimet me fuqitë botërore do të jenë “frytdhënëse”, nëse sanksionet e imponuara kundër Iranit, për programin atomik, do të tërhiqeshin.
XS
SM
MD
LG