Ndërlidhjet

Kosovë: 1.5 milion euro ndihmë për zonat e përmbytura


Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion euro ndihmë për zonat e përmbytura në Shkodër dhe 500 mijë euro për zonat e goditura nga reshjet e fundit në Kosovë.

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, tha se 1 milion euro ndahen për të ndihmuar Shqipërinë dhe ftoi kosovarët të solidarizohen me vëllezërit shqiptarë në ofrimin e ndihmës.

Ai premtoi dërgimin e njësive të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar banorët e zonave të përmbytura në Shkodër.
XS
SM
MD
LG