Ndërlidhjet

Qeveria australiane mbron Asanzhen, fajëson SHBA-të


Qeveria e Australisë fajësoi SHBA-të dhe jo themeluesin e WikiLeaks për publikimin e paautorizuar të mbi 250 mijë dokumenteve sekrete diplomatike amerikane dhe tha se ata që fillimisht kanë lëshuar dokumentet nga pikëpamja juridike janë përgjegjës.

Ministri i jashtëm australian Kevin Rud tha se rrjedhjet ngrenë çështjen mbi
"mjaftueshmërinë’ e sigurisë amerikane mbi dokumentet.

“Zoti Asanzh nuk është përgjegjës për publikimin e paautorizuar të 250 mijë dokumenteve nga rrjeti diplamtik amerikan i komunikimit”, ka thënë Rud në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Amerikanët janë përgjegjës për këtë”, ka thënë Rud.
XS
SM
MD
LG