Ndërlidhjet

Rusia bllokon rezolutën e KS-së për Bregun e Fildishtë


Rusia ka vënë veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit mbi zgjedhjet kundërthënëse persidenciale në Bregun e Fildishtë.

Rezolutta do ta njihte si fitues Alasan Kuatarën që garoi kundër presidentit në largim Laurent Gbagbo.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar- përfshi sekretarin e përgjithshëm, Ban Ki- Moon e kanë njohur Kuatarën si fitues.

Duke i shpejguar veprimet e tyre, diplomatët rusë kanë thënë se iu është dashur të konsultohen me zyrtarët në Moskë.

Diplomatët e OKB-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se Rusia kundërshton legjitimimin e rezultateve të zgjedhjeve nga ana e OKB-së.
XS
SM
MD
LG