Ndërlidhjet

Jovanoviq: Turp për Serbinë, që s'merr pjesë në ceremoninë e Nobelit


Mungesa e përfaqësuesit të Serbisë në ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe, është turp për Serbinë, ka vlerësuar kryetari i Partisë Liberal-Demokratike Çedomir Jovanoviq.

Duke reaguar ndaj vendimit të qeverisë që më 10 dhjetor në ceremoninë e ndarjes së çmimit për disidentin kinez Liu Xhaobou në Osllo të mos jetë përfaqësuesi i Serbisë, ai ka thënë se, më këtë ka rënë kredibiliteti edhe ashtu i dobët i Serbisë në botën demokratike.

„Prishëm edhe atë kredibilitet të dobët në botën demokratike, duke u fshehur pas arsyeve të paqarta, që në fakt janë vazhdim i skllavërisë së diplomacisë sonë si në modelin e luftës për Kosovën, në të cilën protagonisti kryesor ka pësuar humbje të rëndë”, ka thënë Jovanoviq, duke aluduar në ministrin e Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq dhe vendimin e GJND-së për Kosovën.

Jovanoviq ka thënë se me këtë vendim Serbia nuk është bërë aleate e fortë e Kinës dhe as nuk do të respektohet më shumë nga ky vend.
XS
SM
MD
LG