Ndërlidhjet

Ndërron jetë Elizabet Eduards


Elizabet Eduards, gruaja e ish kandidatit për president, Xhon Eduards ka vdekur nga kanceri. Familja e saj ka lëshuar në komunikatë, në të cilën thuhet se mjekët kanë thënë se trajtimet e mëtejme për kancerin e saj do të ishin joproduktive.

Ajo ka kaluar ditët e fundit të jetës në shtëpinë e saj në Karolinën Veriore afër familjes dhe miqve.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, duke shprehur ngushëllimet, ka thënë se Amerika ka humbur një avokate të pasionuar pas humanizmit dhe ndërtimit të një shoqërie të drejtë.

“Mendimet tona janë me familjen Eduars tash, dhe me të gjithë ata njerëz në shtet, të cilët e takuan Elizabetën dhe gjetën menjëherë te ajo një mike. Ajo ka lënë gjurmë në Amerikë dhe nuk do të harrohet”, ka thënë Klinton.

Për shkak të mbështetjes së bashkëshortit si kandidat demokrat për president në vitin 2008, luftës kundër kancerit dhe humbjes së birit 16 vejçar, Elizabet Euards ka qenë një nga figurat më të dashura të publikut amerikan.

Goditjen më të madhe Elizabet Eduards e ka marrë pas aferës së bahskëshortit të saj me kineasten e fushatës së tij të vitit 2008, me të cilën kishte fëmijë.

Çifti pas aferës ka jetuar i ndarë.
XS
SM
MD
LG