Ndërlidhjet

Në 30 vjetorin e vdekjes, botohet intervista e fundit e Lenonit


Revista Rolling Stone ka publikuar intervistën e fundit të Xhon Lenonit në 30 vjetorin e vdekjes së tij.

Lenoni ka folur për Rolling Stone më 5 dhjetor të vitit 1980, vetëm tri ditë para se të qëllohej për vdekje përballë apartamentit të tij në Nju Jork nga Mark Dejvid Çapman.

Në intervistë, Lenon ka kritikuar kritikët, duke thënë se ata i duan vetëm “heronjtë e vdekur” .

Lenon ka thënë se ai nuk është i interesuar të jetë hero i vdekur i dikujt.

Ai po ashtu ka folur për përpjekjet e tij për të qenë një baba i mirë për Shon Lenonin, djalin e vetëm të tij.

Lenon po ashtu ka folur për të ardhmen duke thënë se “ ka mjaft kohë” për të eksploruar planet e tij të jetës.
XS
SM
MD
LG