Ndërlidhjet

Bildt, Jeremiq: Viti 2011 thelbësor për integrimin e Ballkanit


Ministri i jashtëm i Serbisë dhe ai i Suedisë Vuk Jeremiq dhe Karl Bildt janë pajtuar sot në Beograd se viti 2011 do të jetë domethënës për integrimin evropian të Ballkanit.

Pas takimit një orësh, Bildt ka vlerësuar se me gjithë çështjet e pazgjidhura, Serbia ka bërë një përparim të madh në rrugën drejt BE-së.

“Serbia në këtë kuptim ka bërë një përparim të madh dhe ai është i dukshëm”, ka thënë Bildt.

Ai ka njoftuar se në javën e ardhshme në BE do të mbahet takimi kushtuar zgjerimit të BE-së.
XS
SM
MD
LG