Ndërlidhjet

Pakistan: 15 të vrarë nga shpërthimi


Policia tha se një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në një treg të dendur në Pakistanin veri-perëndimor, duke vrarë të paktën 15 njerëz.

Sulmi ndodhi në qarkun Kohat, rreth 70 kilometra në jug-perëndim të Peshavarit.

Nuk dihet se kush ishte në shënjestër të sulmit. Rreth 25 njerëz janë plagosur.

Ky sulm vjen pas një vargu sulmesh me pasoja në njerëz, për të cilat fajësohet militantët e Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG