Ndërlidhjet

Kosovë: U vra Shefko Sallkoviq, nga koalicioni boshnjak “Vakat”


Persona të panjohur kanë vrarë me armë zjarri një person rreth orës 14, në afërsi të Jarinës, vendkalimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka thënë se viktima ishte e përkatësisë kombëtare boshnjake, nga fshati Rvatska, i komunës së Leposaviqit.

Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili në kohën e sulmit ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me viktimën.

I vrari është Shefko Salkoviq nga koalicioni i boshnjakëve “Vakat”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, përfaqësuesi i këtij koalicioni, Sadik Idriz.

Motivet e kësaj vrasjeje tash për tash mbeten të panjohura.
XS
SM
MD
LG