Ndërlidhjet

WikiLeaks: Libia e kërcënoi Britaninë lidhur me al-Megrahin


Sipas dokumenteve diplomatike të publikuara nga faqja WikiLeaks në Internet, qeveria e Britanisë ishte e frikësuar se Libia do të ndërmerrte aksion të ashpër kundër saj, nëse sulmuesi me bombë Lockerbie, Abdel Basset al-Megrahi, do të vdiste në burg.

Al-Megrahi ishte i burgosur për jetë, për shkak të sulmit me bombë ndaj aeroplanit amerikan mbi vendin Lockerbie, në Skoci, me ç’rast u vranë të 259 njerëzit në aeroplan.

Ai ishte liruar nga autoritetet e Skocisë në gusht të vitit 2009, në bazë të mëshirës, pasi ishte i sëmurë nga kanceri i prostatës dhe mendohej se i kishte vetëm edhe disa muaj jetë.

Ky lirim kishte shkaktuar zemërim në Shtetet e Bashkuara, edhe për shkak të faktit se al-Megrahi është ende gjallë.

Në dokumentet e publikuara nga WikiLeaksi, ambasadori amerikan në Libi kishte shkruar se zyrtarët e Libisë ishin kërcënuar me shkëputjen e lidhjeve politike me Britaninë, nëse al-Megrahi nuk lirohet.
XS
SM
MD
LG