Ndërlidhjet

Maqedoni: Shtetasit të mos kërkojnë azil në BE


Ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulloska, ka kërkuar sot nga shtetasit, që të mos kërkojnë azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian në zonën Shengen.

Këto komente u bënë pasi 38 qytetarë të Maqedonisë, ishin kthyer nga Gjermania, ku kishin kërkuar azil.

Vendet anëtare të BE-së kanë raportuar se ka pasur lëvizje të azil kërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, duke i shtyrë zyrtarët të tërheqin vërejtjen se kjo mund ta shkatërroj procesin e liberalizmit të vizave.
XS
SM
MD
LG