Ndërlidhjet

KMDLNJ: Dënohet vrasja e Shefko Sallkoviqit


Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNJ) ka “dënuar me forcë”, vrasjen e djeshme të Shefko Sallkoviqit dhe plagosjen e Edin Islamoviqit, në një fshat të Leposaviqit.

Kjo vrasje ka për qëllim “përhapjen e frikës për të gjithë ata që tentojnë të bëhen pjesë e procesit të integrimit të veriut, në institucionet e Kosovës”, thuhet pos tjerash, në reagimin e sotëm të KMDLNJ-së.

Mëtutje, KMDLNJ kërkon nga organet përgjegjëse ndërmjarrjen e masave të nevojshme për “identifikimin e autorëve të krimit dhe vënien e tyre para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG