Ndërlidhjet

Irak: U vra një ushtar amerikan


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një pjesëtar i saj është vrarë në pjesën jugore të Irakut.

Në njoftim thuhet se ushtari ishte vrarë dje, “derisa po ndërmerrte operacione në jug të Irakut”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Më se 4400 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak, prej se invadimi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003, e përmbysi Sadam Huseinin.

Këto të dhëna janë marrë nga faqja e pavarur “icasualties.org” në Internet.
XS
SM
MD
LG