Ndërlidhjet

Rusia akuzon Gjeorgjinë



Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Gjeorgjinë se po provokon Moskën përmes ngritjes së akuzave për spiunazh. Tbilisi zyrtar ka lidhur një numër shpërthimesh me një oficer të ushtrisë ruse.

Gjeorgjia arrestoi gjatë javës së fundit gjashtë shtetas të saj për një seri shpërthimesh me bombë, gjatë të cilave u vra një person. Të arrestuarit thanë se janë rekrutuar nga një oficer rus.

Gjeorgjia ka akuzuar në vazhdimësi Rusinë për përfshirje në punët e brendshme, derisa Moska i ka cilësuar akuzat e Tbilisit si "shpikjet e fundit të regjimit të Sakashvilit".

Rusia e Gjeorgjia në gusht të vitit 2008 ishin të përfshira në luftë në rajonin e Osetisë së Jugut.

XS
SM
MD
LG