Ndërlidhjet

Nobeli për Liu Xiaobo, bazuar në vlerat universale



Kreu i Komitetit të Nobelit, Thorbjorn Jagland tha se dhënia e çmimit Nobel disidentit kinez Liu Xiaobo bazohet në të drejtat themelore të njeriut.

Jagland theksoi se vendimi nuk ishte përpjekje për të imponuar vlerat perëndimore mbi Kinën.

"Të drejtat themelore të shpjeguara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut nuk janë vlera perëndimore dhe nuk janë standarde perëndimore. Ato janë standarde globale, që janë të vlefshme për çdo vend të botës dhe çdo vend anëtar të Kombeve të Bashkuara", tha Jagland.
XS
SM
MD
LG