Ndërlidhjet

Në 2008 Beogradi e dinte ku ishte Mlladiçi



Qeveria e Serbisë e ka ditur fare mirë se ku gjendet Mladiçi, thuhet në një nga dokumentat e dërguara nga amabasada amerikane në Beograd drejt Uashingtonit.

Dokumentatat e nxjerra nga WikiLeaks-i janë publikuar sot nga New York Times dhe Guardian.

Një diplomat spanjoll citohet të ketë thënë në 2008 se qeveria “e di saktësisht ku është Mlladiçi”. Dokumentat tregojnë dhe shqetësimin e disa këshilltarëve të presidentit, të cilët besonin se përkrahësit e Mlladiçit kishin marrë mbështetje nga Rusia. “Miki Rakiç në veçnati ishte dyshues se besnikët e Mlladiçit janë takuar me diplomatët rusë”, citon New York Times dokumentat.

“Diplomatët perëndimorë thonë se hezitimi i Rusisë për të bashkëpunuar rreth Mlladiçit, përputhet me traditën e Kremlinit për të minuar punën e Gjykatës së Hagës, të cilën e sheh si një instrument perëndimor kundër sllavëve ortodoksë”.

Një tjetër letërkëmbim i ambasadës me Uashingtonin, botuar në New York Times ngrinte shqetësimin se në nëntor të vitit 2009, diplomati austriak Valentin Inzko, përfaqësues i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje druhej se Amerika po e braktiste rastin Mlladiç. Edhe zëvendësi i Inzkos, një diplomat amerikan ngre shqetësimin se “gjithë personeli ushtarak amerikan, që punonte në çështjet e krimeve të luftës është larguar”.
XS
SM
MD
LG