Ndërlidhjet

SHBA-të kërkojnë lirimin e disidentit kinez



Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se e mirëpritën vendimin që çmimi Nobel për Paqe këtë vit iu dha disidentit kinez Liu Xiaobo.

“Mbrojtja kurajoze që zoti Liu i ka bërë reformave politike dhe lirive themelore, përfshi dhe rolin e tij në hartimin e Kartës 08 meritojnë mirënjohjen tonë”, tha Filip Kroullei, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai i bëri thirrje Kinës të respektojë liritë themelore të njeriut dhe të lirojë menjëherë Liu Xiaobon.

Nesër do të zhvilohet ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG