Kreu i drejtësisë amerikane, Erik Holder, tha se qeveria amerikane nuk ka ushtruar presion mbi biznesin që të ndërpresin shërbimet për Wikileaks-in. Kjo e fundit ka publikuar qindra mijëra dokumente të klasifikuara të diplomacisë amerikane, çfarë ka shkaktuar kundërshtimin e Uashingtonit.
"Nuk kemi bërë presion ndaj askujt e për asgjë", tha Holder gjatë një konference për shtyp në San Francisko.
Kompanitë Visa, MasterCard, PayPal dhe Amazon kanë ndërprerë shërbimet financiare apo të internetit për WikiLeaks-in.