Ndërlidhjet

Afganistan: Shpërthim afër stacionit të policisë


Nga një shpërthim i bombës janë plagosur gjashtë persona jashtë selisë së policisë në qytetin e Kandaharit.

Autoritetet thanë se katër policë dhe dy civilë janë plagosur në shpërthim.

Zyrtarët thanë se bomba ka shpërthyer brenda një veture në një zonë të zbrazët afër selisë së policisë, e cila përdorej për parkimin e shumë veturave të policisë.

Nuk është e qartë nëse bomba është shpërthyer me komandë nga distanca apo ka qenë ky një sulm vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG