Ndërlidhjet

Jemen: Dënohen 12 militantë të dyshuar të Al Kaidës


Një gjykatë në Jemen ka dënuar 12 anëtarë të dyshuar të Al Kaidës me nga katër dhe shtatë vjet burg.

Që të 12 janë akuzuar për formimin e një grupi të armatosur, për planifikime sulmesh dhe për prodhimin e pasaporatve me qëllim që t’i përdorin për t’iu bashkuar Al Kaidës në Afganistan, Irak dhe Somali.

Ata po ashtu janë akuzuar se kanë strehuar militantë të Al Kaidës nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite dhe Sudani.

Jemeni ka intensifikuar fushatën ushtarake kundër organiatës lokae të Al Kaidës, Al Kaida në Gadishullin Arab, që kur ajo i mori pësipër përgjegjëssë për pëprjekjen e dështuar për ta hedhur në erë një aeroplan amerikan më 25 dhjetor të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG