Ndërlidhjet

SHBA: I dërguari amerikan, Riçard Holbruk, në “gjendje kritike”


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, Riçard Holbruk, është në gjendje kritike në spital.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krouli, tha se “këtë mëngjes, mjekët e kompletuan operacionin për riparimin e aortës së tij. Ai është në gjendje kritike dhe është shoqëruar nga familja e tij”, në një spital në Uashington.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Diplomati 69 vjeçar ka bërë shumë udhëtime në Afganistan dhe Pakistan, gjatë dy viteve të fundit.

Ai ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Zoti Holbruk ka ndihmuar në arritjen e Marrëveshjes Dejton, në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG