Ndërlidhjet

Droutsas: Ballkanit t’i jepet perspektivë e qartë për integrim


Ministri i jashtëm i Greqisë, Dimitris Droutsas, tha se deri në vitin 2014, të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet tu jepet orar i qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai këto komente i bëri në Sofje të Bullgarisë, ku u takua me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Serbia.

Greqia e merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në vitin 2014.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi, Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe Kroacia, gjenden në faza të ndyshme të procesit për integrim.

Zoti Droutsas i tha ministrit të jashtëm, Vuk Jeremiq, se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2018.
XS
SM
MD
LG