Ndërlidhjet

Shkodër: Situata – drejt përmirësimit, por vështirësit mbeten


Raportohet se situata në Shkodër është duke shkuar drejt përmirësimit, sa i përketë tërheqjes së ujit në zonat e vërshuara, por tash banorët ballafaqohen edhe me motin e ftohtë.

Shtabi i Emergjencave njoftoi se 11 mijë hektarë tokë ende janë të përmbytur. Para disa ditësh kjo shifër ishte 13 mijë hektarë.

Mëtutje, më se 14 mijë banorë janë të evakuuar.

Ka informacione se disa nga banorët e evakuuar kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre, pas gati një jave, që ishin larguar nga ato.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, sot e vizitoi rajonin. Ajo deklaroi se situata e përmbytjeve po përmirësohet, por sipas saj, gjendja ende mbetet e vështirë.
XS
SM
MD
LG