Ndërlidhjet

Maqedoni: U miratu buxheti për vitin 2011


Ligjëvënësit e Maqedonisë sot e kanë miratuar buxhetin për vitin 2011, që parasheh 3.5% rritje, ndërsa deficiti parashihet të mbetet në 2.5%.

Më herët këtë muaj, Maqedonia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar arritën një marrëveshje për një linjë kreditore dyvjeçare, në vlerë prej 480 milionë eurosh.

Ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie në vitin 2009, por qeveria i kishte shpallur masat anti krizë, kështu që tash Banka Qendrore pret që ekonomia të shënoj rritje.
XS
SM
MD
LG