Ndërlidhjet

Var veten djali i Madofit- financierit 'mashtrues'


Djali i financierit të turpëruar Bernard Madof ka bërë vetëvrasje, në përvjetorin e dytë të arrestimit të babasë së tij për kryerjen e mashtrimit më të madh në Uoll Strit.

Mark Madof, 46 vjeçar ka varur veten në banesën e tij në Nju Jork.

Ai u gjet nga të afërmit. Babai i tij është dënuar me 150 vjet burg pasi që mashtroi mijëra investitorë përmes skemës 65 miliardë dollarëshe Ponzi.

Edhe Mark Madof edhe vëllai i tij Endrju janë hetuar në lidhje me rastin, por nuk janë ngritur akuza kundër tyre.
XS
SM
MD
LG