Ndërlidhjet

Pak e Lunacek vizitojnë KQZ-në


Eurodeputetet Doris Pak dhe Ulrike Lunacek po zhvillojnë një takim me anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ato janë pjesë e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Një ditë më parë, Doris Pak përmes një deklarate për media ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova që të sigurojë se zgjedhjet e para pas pavarësisë do të jenë të lira dhe korrekte.

“Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të sigurojnë një proces të lirë dhe korrekt zgjedhor, në të cilin secila votë numërohet”, ka thënë kryetarja e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian, Doris Pak.
XS
SM
MD
LG