Ndërlidhjet

DV: Incidentet nuk e kanë dëmtuar procesin


Drejtuesit e koalicionit “Demokracia në Veprim” gjatë konferencës së radhës për media kanë njoftuar se deri në orën 16:00, kanë votuar më shumë se 33% e votuesve, duke mos përfshirë në këtë përqindje 15 % të vendvotimeve.

Drejtuesit e DV-së, kanë përmendur një numër incidentesh që kanë ndodhur në vendvotime të ndryshme.

Veton Muja nga “Demokracia në Veprim” , tha se asnjë nga incidentet nuk e ka dëmtuar procesin e votimit. Sipas Mujës, incidenti më i rëndë është cilësuar ai në komunën e Prizrenit, ku një koordinator i vëzhguesve, është arrestuar nga policia pasi tek i njëjti është gjetur një armë zjarri.
XS
SM
MD
LG