Ndërlidhjet

AKR kritikon mekanizmat për administrimin e zgjedhjeve


Aleanca Kosova e Re ka kritikuar mekanizmat përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor, për menaxhimin e zgjedhjeve në zona të caktuara. Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, tha se ata mekanizma kanë dështuar që të garantojnë një integritet të zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror Zgjedhor, komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat e vendvotimeve kanë dështuar që të garantojnë një integritet të zgjedhjeve”, u shpreh Makolli.

Makolli bëri të ditur se gjatë orëve të mbrëmjës do të jepen detaje lidhur me rezultatet preliminare të bazuara në të dhëant e partisë.

Duke folur për të dhënat e exit poll-it “Gani Bobi”, ai tha se, bazuar në provat e partisë, AKR-ja ka së paku dy herë më shumë përqindje sesa nga exit poll-i i paraqitur më herët.
XS
SM
MD
LG