Ndërlidhjet

Sulmuesi ka bërë thirrje për xhihad, tha policia suedeze



Policia suedeze tha se njeriu që dyshohet për sulmin vetëvrasës dhe shpërthimin e djeshëm automjetit në Suedi ka bërë thirrje për xhihad përpara sulmit.

Zëdhënësja e policisë tha se njeriu kishte dërguar një e-mail, ku gjithashtu kishte përmendur përzierjen e Suedisë në luftën në Afganistan.

Personi vdiq në njërin nga shpërthimet në qendër të Stokholmit.

Burime të pakonfirmuara thanë se ai ka qenë suedez me origjinë irakiane, dhe ka jetuar në Berdfordshire në veri të Londrës.

Policia britanike ka bastisur prona në Berdforshire, por tha se nuk janë bërë arrestime dhe nuk janë gjetur materie të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG