Rreziku i luftës apo armiqësive në mes të dy koreve po njeh rritje, tha admirali amerikan Majk Mullen.
Mullen theksoi se Korea e Veriut ka shtuar agresivitetin ndaj Koresë së Jugut. Sipas tij rritja e incidenteve lidhet me përgatitjen e djalit të Kim Xhong Ilit për të marrë pushtetin.