Ndërlidhjet

Feith përshëndet procesin e votimeve


Përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Piter Feith, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë.

"Këto zgjedhje janë një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejmë demokratik të Kosovës dhe do të kenë ndikim pozitiv për reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane", shkruhet në një deklaratë të Zyrës së Feithit.

Ai ka shtuar se "rritja e pjesëmarrjes së përgjithshme në zgjedhje dhe pjesëmarrja e mirë e komunitetit serb të Kosovës ka treguar një vendosmëri në rritje në mesin e të gjitha komuniteteve për të marrë pjesë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, shumetnike".
XS
SM
MD
LG