Ndërlidhjet

SHBA: KQZ-ja të adresojë parregullsitë



Shtetet e Bashkuara kanë uruar popullin e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve të para pas shpalljes së pavarësisë.

"Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendorë, përfshirë ata amerikanë, ishin të pranishëm në qendrat e votimit në të gjithë Kosovën. Ata panë një proces që në shkallë të madhe u vlerësua efikas. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje KQZ-së që të adresojë ato pak parregullsi serioze që u vunë re. Ne përshëndesim autoritetet zgjedhore të Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nën kufizime të mëdha kohore", tha Mark Toner, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

"Kosova tani përballet me provën e numërimit të votave. Institucionet e Kosovës duhet të demostrojnë para publikut se janë të përgatitura të mbrojnë integritetin e votës. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kosovare të marrin hapat e kërkuara për të zgjidhur çështjen e parregullsive, ankesat dhe parashtresat në mënyrë të ndershme. Autoritetet duhet të garantojnë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë të pasqyrojnë ndershmërisht votuesit", tha Toner.

Ai shprehu keqardhjen për atmosferën e dhunës e kërcënimeve nga burime serbe drejtuar për javë të tëra kundër serbëve të Kosovës në veri.
XS
SM
MD
LG