Ndërlidhjet

Iran: Nuk ka ndryshim në politikë të jashtme


Zyrtarë iranianë thonë se politika e jashtme dhe ajo atomike nuk do të ndryshojnë, pasi presidenti Mahmud Ahmadinexhad, e shkarkoi ministrin e jashtë, Manoucher Mottaki, duke e zëvendësuar me Ali Akbar Salehin, aktualisht zëvendës president.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast, tha sot se nuk do të ketë ndryshime në bisedimet me fuqitë botërore lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Mbrëmë, presidenti Ahmadinexhad, e shkarkoi ministrin Mottaki dhe në vend të tij e emëroi ushtruesin e detyrës së minsitrit të jashtëm, Ali Akbar Salehi, i cili është zëvendës president dhe shef i Agjencisë atomike të Iranit.
XS
SM
MD
LG