Ndërlidhjet

Petraeus: Vdekja e Hollbrukut – humbje tragjike


Personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare vazhdojnë t’i shprehin nderime diplomatit të ndjerë amerikan, Riçard Hollbruk.

Gjenerali amerikan, Dejvid Petraeus, komandant i trupave të Shteteve të Bashkuara më Afganistan, tha se vdekja e Riçard Holbrukut është “humbje tragjike” për Afganistanin dhe Pakistanin.

Presidenti i Afganistanit, Asif Ali Zardari, e përshkruajti Hollbrukun si mik të Pakistanit, ndërsa minsitri i jashtëm, Shah Mahmod Qureshi, tha se diplomati amerikan luajti një rol të rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve Pakistan – Shtetet e Bashkuara.

Ministri i jashtëm suedez, Karl Bildt, që së bashku me Hollbrukun, e kishte ndërmjetësuar Marrëveshjen e Dejtonit, në vitin 1995, tha se Hollbruku ishte “njëri nga luftëtarët më të mirë dhe më të ndritshëm për çështjet, në të cilat ai besonte ose që ishin në interesin e vendit të tij”.
XS
SM
MD
LG