Ndërlidhjet

Itali: Berluskoni ballafaqohet me votëbesim në Parlament


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, mund të detyrohet të largohet nga posti i tij, nëse e humbë votëbesimin e sotëm në Parlament.

Raportohet se votimi do të jetë i ngushtë në Dhomën e Deputetëve, ku kryeministri 74 vjeçar, nuk e ka më shumicën e sigurt, pas ndarjes nga ish aleati dhe kryesuesi i Parlamentit, Gjanfranko Fini.

Në votëbesimin në Senat, Berluskoni ka fituar.

Nëse pëson disfatë në Dhomën e Deputetëve, Berluskoni do të detyrohet të paraqesë dorëheqje në mes të mandatit të tij të tretë pesëvjeçar.
XS
SM
MD
LG