Ndërlidhjet

Seancë dëgjimore për të akuzuarit për trafikim organesh


Shtatë kosovarë paraqiten sot para një paneli gjykatësish të BE-së në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë për shkak të dyshimit se janë të përfshirë në një rrjet të trafikimit të organeve.

AP citon prokurorin e BE-së, Xhonatan Rejtel të ketë deklaruar se të shtatë personat, përfshirë edhe një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të tregtimit të organeve.

Ata ballafaqohen me akuza duke u nisur nga trafikimi i personave, deri të ushtrimi i paligjshëm i aktiviteteve mjekësore dhe abuzimi i pushtetit.

Asnjëri nga ta nuk është në paraburgim ndërsa dy të dyshuar të tjerë të rrjetit, një turk dhe izraelit, mbesin në arrati.

Gjykatësi Vitor Pardal do të vendosë në seancën dëgjimore nëse do të vazhdohet më tej me rastin.
XS
SM
MD
LG