Ndërlidhjet

Nesër nis regjimi pa viza për Shqipërinë e Bosnjen


Qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjes që nga e mërkura do të lëvizin lirshëm në zonën e Shengenit.

Muajin e kaluar ministrat e brendshëm të BE-së u pajtuan që të heqin vizat për këto dy shtete, por data e saktë nuk ishte e qartë.

Tanja Fajon, eurodeputetja e cila ndjek çështjet e Shengenit në Ballkan tha se procesi përmbyllet të mërkurën.

Ajo tha se do të marrë pjesë në një ceremoni në Sarajevë dhe do të udhëtojë në Parlamentin Evropian të BE-së në Strasburg të Francës së bashku me një grup të qytetarëve boshnjakë, që do të kenë privilegjin të udhëtojnë pa viza.
XS
SM
MD
LG