Ndërlidhjet

Prizren: Dy arrestime për krime lufte


EULEX-i njoftoi se sot në rajonin e Prizrenit zyrtarët policorë nga Departamenti Ekzekutiv i policisë së EULEX-it, të mbështetur nga njësia ROSU e Policisë së Kosovës, kanë arrestuar dy shqiptarë të Kosovës në “kontekstin e disa hetimeve në vazhdim që kanë të bëjnë me krime të luftës”.

Në njoftim thuhet se “akuzat ndërlidhen me ushtrimin e masave të kërcënimit dhe terrorit; zhvendosjen dhe shpërnguljen e popullatës civile, vepra këto të kryera mes datës 17 dhe 19 korrik 1998 në Rahovec dhe në fshatrat përreth”.

Hetimet janë nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve.
XS
SM
MD
LG