Ndërlidhjet

Rritet numri i të vrarëve nga sulmi në Iran


Mediat iraniane raportojnë se nga një sulm i dyshuar vetëvrasës afër një xhamie në Iranin jug-lindor janë vrarë ose plagosur dhjetëra persona.

Mediat raportojnë se të paktën një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë jashtë xhamisë Imam Hysein në qytetin Çahbakar afër kufirit me Pakistanin.

Një zyrtar i Shoqërisë Iraniane të Gjysmëhënës së Kuqe tha se të paktën 15 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur.

Ministria e Brendshme nuk e ka konfirmuar ende shifrën e të vrarëve, por tha se të paktën 60 janë plagosur dhe hospitalizuar pas shpërthimit.

Shpërthimi duket se kishte në shënjestër një grup të pelegrinëve që po merrnin pjesë në një ceremoni fetare shiite.
XS
SM
MD
LG